Last Updated on 04/11/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
Edi Rama, gjithmonë ka besuar dhe ka shpresuar se, përzgjedhjet e tij mes emrave dhe njerzve për listat e fushatës vendore dhe qëndrore, kanë qenë sfiduese. Madje, Rama ende beson se, “përzgjedhjet e tij, e meritojnë besimin e tij”. Por a mund të themi sot, se disa prej deputetëve socialistë, e meritojnë plotesisht besimin e Edi Ramës ? A e kanë treguara ata me vepra, me pergatitje, dhe me punën e tyre në bazë, “llokmën”, mandatin e deputetit, që i besoi Rama ? Mendoj se jo të gjithë ata janë të denjë, mendoj se jo të gjithë ata e meritojnë besimin e Edi Ramës. mendoj se jo të gjithë ata, mbajnë lidhje të ngushta me bazën, jo të gjithë ata gjenden sot pranë hallexhinjve, njerzve dhe familjeve me probleme ekonomike dhe sociale, që dikur u dhanë votën. Kemi parë në terrren,dhe dëgjuar në sallën e Parlamentit, se si nuk flasin kurrë për hallet ë zonave të tyre elektorale, se si zvarriten kafeneve dhe zyrave të Kuvendit, derisa vjen ora e mbylljes së seancës, duke “mos bërë asnjë lek punë”. I kemi pare gjithashtu duke u bërë “telef” për hallet dhe problemet e tyre, duke hyrë në zyra ministrish dhe biznesesh, për të mbaruar punët e tyre personale, familjare dhe farefisnore. Por nuk i kemi parë, të dalin “derë më derë” siç u thotë Edi Rama, për të folur njerzve, për ti pyetur ata mbi hallet dhe problemet e ditës. Nuk i kemi parë ata as (flas gjithmonë për një pakicë abuzuesish) të trokasin në dyer ministrish për votuesit e tyre, por gjithmonë të krekosur, të hekurosur, të parfumosur, duke ecur krenarë drejt makinave, drejt Parlamentit, dhe duke mos qenë aspak bindës. Edi Rama u ka kërkuar shpesh të “zbresin në bazë, të lidhen me votuesit, të marrin shënim shqetesimet dhe problemet e tyre”, por deri sot askush nga këta parasite, nuk e ka zbatuar porosinë e tij. Natyrisht kjo do të sjellë kosto nesër. Natyrisht, kjo do të sjellë edhe seleksionimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Të marrësh mandatin e deputetit, nuk do të thotë të shtosh biznesin tend, të rritësh të ardhurat e tua përmes allishverisheve që kujton se të jep mandati. Edi Rama, prej 2 dekadash ndjen zhgënjim nga këta parasite dhe abuzues mandatesh, por sërish beson. Ai ndoshta kërkon ti energjizojë të gjithë të mandatuarit përmes shembullit tij, por qenka e pamundur ti bësh bashkë, ata që rropaten fshatrave dhe qyteteve, dhe ata që e mbyllin ditën resorteve dhe udhëtimeve relaksuese. Ata që mbetën jashtë listave në 11 Maj 2025, natyrisht ishin ata që nuk e meritonin besimin e Edi Ramës. por e them me bindje se, ende pa u mbyllur mire gjysma e mandatit të katërt, në sfond janë shquar të paaftët, dhe vegjetuesit e mandatit të deputetit. E kam bindje se, Edi Rama nuk do ti kishte përzgjedhur kurrë ata, në rast se sot do të kishim zgjedhje parlamentare. Jam i bindur se, ai kurrë nuk do ti kishte futur në listë, madje nuk do ti donte ti kishte as në Partinë Socialiste gojëkyçurit, të paaftët dhe abuzuesit që e kanë shtrydhur kaq shpejt mandatin e deputetit. Ashtu siç besoj se, atë pakicë (që si hyn në punë askujt) Rama po e mban me hijen e tij, në rreshtin socialist, derisa ti gjejë vendin e duhur disave…. pa ardhur 2029.
