Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan u pyet nga moderator Blendi Fevziu, nëse Elisa Spiropali e rrezikon pushtetin e kryeministrit Edi Rama.
Haxhiu u shpreh se kryeministri është shumë i fuqishëm. Sipas tij, duke qenë në këto pozita, kreu i qeverisë nuk duhet ta përjashtojë Spiropalin.
Ai shtoi se ata që kanë dalë kundër brenda PS-së, zakonisht janë vetëshkatërruar.
Baton Haxhiu: Nuk ka kushte reale në PS sot për t’ju kundërvënë Ramës. Kjo, sepse politikisht vetëshkatërrohet. Kryeministri është shumë i fortë, ka infrastrukturë, ka diskurs dhe është dominant. Kjo është një miqësi e vjetër e Ramës dhe kryeministri e ka “rritur vetë” atë. Sot është një përballje publike dhe kjo përballje, realisht vendos njerëzit për muri. Një lider nuk thotë “unë do të përjashtoj”. Rama asnjë nuk ka përjashtuar nga Partia Socialiste. Një përplasje e fortë ka qenë mes Ramës dhe Blushit. Ben Blushi ka qenë brutal me argumente fyese.
Retorika e Blushit ka qenë ofenduese, ndërsa retorika e Spiropalit mbështetet mbi reforma në PS dhe një pjesë e socialistëve e mendon (ndoshta) si ajo, duke menduar se nëse lideri do të kandidojë apo jo për mandatin e pestë. Si mund të pranojnë këto njerëz postin e ministrit dhe pastaj thonë se përse më ke shkarkuar? Kur e ke pranuar postin e ministrit pa u pyetur, edhe shkarkimi vjen pa pyetur. Nëse Rama mendon se një person e shkërrmoq strukturën e PS-së, atëherë kemi problem serioz sesi është strukturuar Partia Socialiste./kb
