Interesi për familjen Kennedy është rikthyer sërish në vëmendje, veçanërisht pas publikimit të serialit të Love Story që trajton jetën e John F. Kennedy Jr. dhe Carolyn Bessette. Por përtej famës dhe ndikimit politik, kjo familje është shoqëruar për dekada me një ide që ka intriguar publikun: i ashtuquajturi “Mallkimi i Kennedy-ve”.
Kjo teori mori hov të ri më 16 korrik 1999, kur John F. Kennedy Jr. humbi jetën në një aksident ajror së bashku me bashkëshorten dhe kunatën e tij. Hetimet zyrtare e atribuuan ngjarjen “gabimit të pilotit”, por për shumë njerëz, tragjedia ishte një tjetër kapitull në një seri fatkeqësish që kanë goditur këtë familje të njohur amerikane.
Termi “mallkim” u përmend për herë të parë nga një anëtar i familjes. Pas incidentit të Chappaquiddick në vitin 1969, Ted Kennedy iu referua një vargu ngjarjesh tragjike dhe pyeti publikisht nëse familja e tij ishte prekur nga një “mallkim”. Që nga ajo kohë, ideja është përdorur shpesh për të shpjeguar humbjet e shumta të parakohshme që kanë prekur pasardhësit e Joseph P. Kennedy Sr. dhe Rose Fitzgerald Kennedy.
Një seri tragjedish ndër dekada
Historia e kësaj familjeje përfshin një numër të madh ngjarjesh të dhimbshme:
Në vitin 1944, Joseph P. Kennedy Jr. vetëm 29 vjeç humbi jetën gjatë një misioni sekret në Luftën e Dytë Botërore, kur avioni i tij shpërtheu në ajër.
Vetëm katër vite më vonë, motra e tij Kathleen Kennedy 28 vjeçare vdiq gjithashtu në një aksident ajror në Francë.
Në vitin 1963, presidenti i 35 i SHBA-së John F. Kennedy u vra në Dallas në moshën 46 vjeçare, një nga atentatet më të famshme në historinë moderne.
Pesë vite më vonë, edhe vëllai i tij Robert F. Kennedy u vra gjatë fushatës presidenciale në Los Anxhelos vetëm 42 vjeç.
Në vitin 1984, David Kennedy, djali i Robert and Ethel Kennedy vdiq nga një mbidozë droge në moshën 28-vjeçare. Djali i Robert and Ethel Kennedy
Në vitin 1997, Michael Kennedy djali tjetër i Robert and Ethel Kennedy humbi jetën në një aksident me ski në moshën 39 vjeçare gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Në vitin 1999, vdekja tragjike e John F. Kennedy Jr. dhe bashkëshortes së tij Carolyn tronditi opinionin publik. Ata ndërruan jetë nga një aksident ajror, John ishte vetëm 38 vjeç ndërsa Carolyn 33.
Në vitin 2012, Mary Kennedy bashkëshortja e Robert F. Kennedy vdiq duke kryer vetëvrasje mes një beteje ligjore për divorcin.
Në vitin 2019, Saoirse Kennedy Hill humbi jetën nga një mbidozë aksidentale në moshën 22 vjeçare.
Në vitin 2020, Maeve Kennedy Townsend McKean 40 vjeç dhe djali i saj i vogël vdiqën pas një aksidenti me kanoe.
Së fundmi, në vitin 2025, Tatiana Schlossberg ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare pas një beteje me leuçeminë akute.
Mallkim apo rastësi?
Megjithëse lista e tragjedive është e gjatë dhe tronditëse, shumica e historianëve dhe studiuesve nuk besojnë në ekzistencën e një “mallkimi” të vërtetë. Ata argumentojnë se këto ngjarje mund të shpjegohen me faktorë të ndryshëm: përfshirja e familjes në politikë të nivelit të lartë, ekspozimi publik, stresi i madh, si dhe rreziqet që vijnë nga një stil jete shpesh i privilegjuar dhe i rrezikshëm.
Megjithatë, për publikun, historia e Kennedy-ve mbetet një përzierje e fuqisë, suksesit dhe tragjedisë. Ideja e “mallkimit” vazhdon të jetojë, jo domosdoshmërisht si një fakt, por si një mënyrë për të kuptuar një seri humbjesh që duket se kanë ndjekur këtë familje brez pas brezi.
Në fund, pyetja mbetet e hapur: a është thjesht një varg rastësish tragjike, apo diçka më shumë që e ka shoqëruar këtë dinasti për dekada?/mxh
