Last Updated on 18/11/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit.
Gazetari i “Shekulli”-t Klaudio Pulaj e pyeti Berishën se ku është PD-ja në këtë fazë, ndërkohë që Partia Socialiste ka nisur përgatitjen me strukturat dhe ka dërguar delegatët. Berisha tha se socialistët i kanë përçmuar delegatët që janë dërguar në degë duke i pritur shumë keq. Nga ana tjetër, ai sulmoi edhe kryeminsitrin Edi Rama, duke thënë se ai nuk ka më punë me popullin.
“Socialistët i kanë pritur shumë keq, po i përçmojnë delegatët. A e patë si ia bënë rrugën Ramës nga Sukthi deri në Lalëz ia shtruan me vezë. Kur të presin nga të katërta anët me vezë do të thotë që nuk ke më punë me popullin. Ka vënë në krye të Tiranës këtë Demon. Me krimet që ka kryer kundër studentëve, ai është i dënueshëm me dhjetëra vite.”– tha Berisha.
