Last Updated on 14/11/2026 by EL
Elisa Spiropali është ende anëtare e Partisë Socialiste. Konfirmimi u bë nga Sekretari organizativ i PS-së Blendi Klosi pas këmbënguljes së pyetjeve të gazetarëve nëse ishte përjashtuar apo jo nga PS.
Më herët burime nga Asambleja e PS bënë të ditur se kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e tyre nga partia, por që hasën në kundërshtinë e deputetit Fatmir Xafaj i cili tha se duhet të merren masa por jo të përjashtohen./et
