Abdel Malik al Houthi përfaqëson kulmin politik, fetar dhe ushtarak. Ndjekësit e konsiderojnë atë si Udhëheqësin Sublim, një trashëgimi e mundshme e sistemit të krijuar nga ajatullahu Ali Khomeini në Iran vendi frymëzues dhe aleat i këtij lëvizjeje të fuqishme që është imponuar në një pjesë të Jemenit dhe përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.
I lindur në vitin ’82, Abdel Malik u rrit si milicin nën udhëheqjen e babait dhe vëllait të tij, pjesë e një klani që personifikoi luftën e komunitetit shiit të Zaiditëve. Si shumë të tjerë, ai kaloi kohë në territorin iranian për një periudhë studimesh në Qom, qytetin e shenjtë, ku përveçse u zhyt në çështje të shenjta, krijoi lidhje me aparatin khomeinist.
Pasi u kthye në Jemen, ai mori pjesë në rritjen e këtij fraksioni deri sa arriti në krye të tij. Një ngritje kjo e diktuar nga vdekja e vëllait të tij në luftim në vitin 2005. Atëherë e konsideronin tepër të paeksperimentuar dhe të papjekur për të kryer një detyrë kaq të vështirë. Mirëpo, ai i surprizoi të gjithë, duke arritur të transformojë një grup guerilësh në një makinë luftëtarësh që i bëri ballë trupave qeveritare, zgjeroi kontrollin deri në pushtimin e Sanasë në vitin 2014 dhe u bë komponenti kryesor i Aksit të Rezistencës të konceptuar nga Teherani.
Fitorja solli nder, por edhe probleme. Sepse Houthit u gjendën përballë nevojës për të menaxhuar një rajon tepër të varfër dhe për t’u përballur me shumë armiq. Emiratet dhe Arabia Saudite, trupat lojaliste të financuara nga dy monarkitë, si dhe mercenarët e punësuar nga «sheikët» në përpjekje për të ndalur përparimin e tyre. Gjithçka ishte e kotë.
Houthit vazhduan të fitonin terren. As bombardimet anglo-amerikane dhe izraelite nuk e ndryshuan këtë trend. Një pjesë e këtij suksesi i atribuohet sistemit të dominuar nga «familja» Houthi përmes Abdel Malik-ut.
Fervori i madh islamik, mobilizimi i vazhdueshëm, dora e hekurt, sfidat e përsëritura dhe disiplina e rreptë, bashkë me torturat dhe plumbat për opozitarët, e rritën lëvizjen përtej çdo pritshmërie, falë edhe dobësive e gabimeve të taborit kundërshtar, i cili ishte i ndarë në shumë «rymë». Lideri solli, megjithë diferencat, një metodë pushteti që kujton disa mekanizma iranianë: një miks fesë dhe militante me një udhëheqës të padiskutueshëm që përcakton linjën pa hezituar.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është siguria. Abdel Malik nuk shfaqet kurrë në publik, nuk merr pjesë personalisht në tubimet e mëdha apo në ceremonitë: ai shfaqet vetëm përmes videove. E fundit e transmetuar para pak orësh, ku ai pretendonte se konflikti i Houthive është «mbrojtës» dhe ia hodhi përgjegjësinë Rijadit.
Një anedoktë e raportuar nga mediat tregon për një delegacion të rëndësishëm të thirrur për një takim me Udhiheqësin, i cili u shëtit me automjete përgjatë rrugëve të gjarpëruara. Më pas mbërritën në një vilë ku ndodhej një ekran dhe mundën ta shihnin liderin në telekonferencë. Masat e marra nuk janë të tepruara, pasi kanë tentuar ta eliminojnë disa herë.
Edhe izraelitët ndërmorën një sulm që çoi në eliminimin e figurave të rëndësishme, por jo të numrit një. Një sulm i mundësuar nga depërtimi i inteligjencës izraelite, nga ku buron edhe paranoia e atyre që duhet ta mbrojnë atë, me gjuetinë e spionëve, të vërtetë apo të imagjinuar.
Në Tel Aviv dikujt mund t’i jetë kujtuar se si në fillim të viteve ’60, Mossad-i ndihmoi monarkinë jemenitë, pjesë e së cilës ishte edhe patriarku i Houthive me “Operacionin Derri i Eger” (Istrice), një aksion i mbuluar i orkestruar për të goditur kontingjentin egjiptian të dërguar nga presidenti Nasser për të mbështetur ushtarakët puçistë.
Ndërhyrja e Egjiptit përfundoi në një katastrofë. Një faqe e zezë që Kajro nuk e harroi kurrë, një përvojë traumatike që sot i nxit egjiptianët drejt kujdesit. Historia është një konfirmim indirekt se si Jemeni është një Afganistan i vogël, gjithmonë në flakë dhe i copëtuar, por me “fatin” e të qenit në hyrje të Detit të Kuq. Abdel Malik dëshiron të jetë rojtari i tij, dhe jo vetëm në emër të Iranit./mxh
