Last Updated on 01/07/2026 by Anisa
Një imazh që po qarkullon në media dhe rrjete sociale, ku shfaqet eurodeputetja italiane Ilaria Salis së bashku me anëtarë të Lëvizjes Bashkë, përfshirë deputetin Redi Muçi dhe anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës Mirela Ruko, ka shkaktuar reagime dhe diskutime online.
Në fotografi, personat shfaqen duke përshëndetur me grushtin lart, një gjest që në Shqipëri lidhet shpesh me kujtesën historike të periudhës së regjimit komunist.
Lidhur me këtë imazh ka reaguar edhe Abi Malltezi, i cili ka bërë një koment ironik në rrjetet sociale.
“Kush janë më fake dhe më hipokritë? Tek piktura mungojnë Popovic dhe Mugosha”, shkruan Malltezi.
Megjithatë, shqiptarët nuk duhet të tremben ende nga fantazma e ringjalljes së komunizmit. Imazhi i mësipërm nuk është i vërtetë. Ai është modifikuar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI), më specifikisht agjentin e OpenAI.
Kjo konfirmohet nga mjeti zyrtar i verifikimit të OpenAI, i cili identifikon imazhet e krijuara me OpenAI përmes pranisë së teknologjisë SynthID.

/ad
