Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Vlorë kanë zbarkuar sot në fshatin Risili.
Në këtë fshat, IKMT ka shembur një depozitë uji, që rezultoi të jetë e ndërtuar në tokë shtetërore të marrë me qira.
Mësohet se toka ka qënë e marrë me qira nga Arjan Hanaj në vitin 2012 nga komuna Shushicë, ndërsa ditët e fundit ka qënë duke u kryer ndërtimi i një rezervuari për vaditjen e tokave.
Pas verifikimit në terren mbi zbatimin e dokumentacionit dhe janë kapur shkelje, Bashkia e Vlorës kanë nisur procedurat duke çuar deri në shëmbjen e depozitën. Mjetet e IKMT-së kanë bërë më pas dhe shëmbjen e objektit, duke ndërhyrë në kodrën ku po ndërtohej depozita./mxh
