Gjatë diskutimit, Adioni la të kuptohet se është i bindur se disa prej veprimeve të Mozës brenda shtëpisë janë të kalkuluara dhe të orientuara strategjikisht për të ndikuar te banorët e tjerë, duke përmendur edhe situata të mëparshme me konkurrentë të tjerë.
Ndërkohë, në rrjet po qarkullojnë edhe komente dhe interpretime të ndryshme nga publiku, ku disa ndjekës e shohin këtë përshkallëzim tensionesh si pasojë të rivaliteteve të brendshme, ndërsa të tjerë e lidhin me faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në klimën e përgjithshme të lojës, përfshirë edhe vëmendjen e madhe që ka marrë droni i bujshëm i këngëtares Taynës në mbështetje të Mozës.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje mes Adionit dhe Mimoza Ahmetit do të thellohet më tej në ditët në vijim, apo nëse situata do të qetësohet me zhvillimet e reja brenda shtëpisë./mxh
