Një studim i fundit italian zbuloi se studentët që fillojnë të përdorin platformat e medieve sociale në një moshë më të hershme priren të kenë performancë më të keqe në disa lëndë shkollore sesa bashkëmoshatarët e tyre.
Studiuesit nga Universiteti i Milano-Bicocca-s anketuan zakonet e medieve sociale të më shumë se 5.000 studentëve italianë dhe analizuan rezultatet e tyre të testit në matematikë, italisht dhe anglisht.
Midis 13 dhe 14-vjeçarëve të anketuar, ata që krijuan llogaritë e tyre të para në mediet sociale midis moshës 11 dhe 12-vjeç dolën më keq në provime sesa ata që nuk krijuan llogari deri në moshën 14-vjeç.
Studimi zbuloi se hendeku i performancës ishte i rëndësishëm në matematikë dhe italisht, por asnjë efekt i tillë nuk u vu re në anglisht, duke sugjeruar se një pjesë e madhe e përmbajtjes së konsumuar nga studentët e anketuar në mediat sociale mund të ketë qenë tashmë në anglisht.
Marco Gui, një profesor i asociuar i sociologjisë dhe një nga autorët e studimit, tha se ndërsa gjetjet janë komplekse, hulumtimi sugjeron se përdorimi i medieve sociale është problematik, të paktën gjatë periudhës para adoleshencës./mxh
