Last Updated on 06/10/2025 by adminfjala
Adriana Kalaja, e cila ka shprehur publikisht interesin për të kandiduar në zgjedhjet e 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës, ka sulmuar sërish kundërshtarët e saj politikë.
Kësaj here në “rrethin e kuq” të Kalasë është aktori Florjan Binaj i cili jo më larg se mbrëmjen e së shtunës shpalli kandidaturën e tij dhe u kërkoi partive opozitarë që ta mbështesin.
Ajo ka postuar një foto të Binajt, i cili është në shoqërinë e disa personave, por në mesin e tyre është edhe Adriatik Lapaj si dhe Florian Haçkaj, i cili po ashtu dëshiron që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës përballë socialistes, Ogerta Manastirliut.
“Ja kshu kshu. Përballë eskortave të Yuri Kim”, shkruan Kalaja, duke i akuzuar kështu për “dyfytyrësi politike” dhe të “komanduar” nga ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri.
Ky reagim i saj ka ardhur dhe pas mbështetjes publike që Lapaj i ofroi Florjan Binajt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vendosi që në garën për Bashkinë e Tiranës të mbështesin kandidatin e pavarur, Florjan Binajn.
“Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshme duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike. Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.
