Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka përfunduar në spitalin e Traumës pasi një bombol gazi i ka rënë në kokë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, përgjegjës për incidentin Lapaj ka bërë kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!
Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.
Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.
I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, tha Lapaj./K.M
