Ulrich Siegmund mund të bëhet politikani i parë i ekstremit të djathtë të AfD-së që drejton një qeveri rajonale në Gjermani.
35-vjeçari nga Saksonia-Anhalt po udhëheq fushatën për zgjedhjet e 6 shtatorit, ndërsa AfD-ja, sipas sondazheve, renditet pranë 42 përqindëshit.
Siegmund, i cili iu bashkua partisë më shumë se një dekadë më parë, ka ndërtuar një imazh publik më të butë se shumë prej figurave të tjera të AfD. I diplomuar në psikologji biznesi, ai ka përdorur edhe në politikë parimin e krijimit të një klime pozitive për të tërhequr votuesit.
Ai ka qenë aktiv në takime me qytetarët dhe në rrjetet sociale, duke shmangur retorikën më të ashpër të kolegëve të tij.
Megjithatë, autoritetet e Saksonisë-Anhalt e klasifikojnë degën lokale të AfD-së si pjesë të ekstremit të djathtë, ndërsa kundërshtarët e akuzojnë partinë për nacionalizëm dhe nxitje të armiqësisë ndaj emigrantëve.
AfD-ja deri tani nuk ka qeverisur në asnjë nivel federal, pasi partitë e tjera refuzojnë bashkëpunimin me të.
Siegmund e sheh fitoren në Saksonia-Anhalt si hapin e parë drejt marrjes së pushtetit në nivel kombëtar, në zgjedhjet e vitit 2029./mxh
