Last Updated on 31/08/2026 by EL
Charles Spencer, vëllai i Princeshës Diana, ka ndarë një mesazh prekës në 29-vjetorin e vdekjes së saj. Në Instagram, ai publikoi një foto të flamurit që valëvitej në gjysmështizë mbi Althorp House, shtëpia ku Diana u rrit.
Në prag të përvjetorit, Spencer njoftoi edhe librin e tij të ri, “Swan Song: Diana, Motra Ime”, që pritet të publikohet më 22 shtator. Ai tha se libri synon të tregojë historinë e Dianës nga këndvështrimi i vëllait të saj dhe të sjellë një portret të saj si një grua plot dashuri, karizëm dhe forcë.
Spencer ka folur ndër vite për marrëdhënien me motrën dhe për fjalimin e famshëm që mbajti në funeralin e saj në vitin 1997. Në atë fjalim, ai u zotua të mbronte dy djemtë e Dianës, Princin William dhe Princin Harry, duke premtuar se familja do të bënte gjithçka për t’i ndihmuar të jetonin jetën e tyre larg presioneve që kishin rënduar mbi nënën e tyre.
29 vjet pas vdekjes së saj, kujtimi i Princeshës Diana vazhdon të mbetet i gjallë, ndërsa familja e saj e përkujton çdo vit në 31 gusht./et
