Njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve dhe porteve janë të ekspozuar ndaj niveleve gjithnjë e më të larta të ndotjes së ajrit nga transporti detar dhe aviacioni, sipas një informimi nga agjencia e mjedisit e Bashkimit Europian.
Agjencia bën thirrje për një monitorim më të madh të ndotësve të ajrit në këto zona.
Aviacioni dhe transporti detar janë sektorët më të vështirë për t’u dekarbonizuar, pasi ato mbeten shumë të varura nga lëndët djegëse fosile. Sipas të dhënave të BE-së, ato përbëjnë rreth 8.4% të emetimeve totale të gazrave serrë të BE-së.
Vetëm transporti detar parashikohet të bëhet burimi kryesor i ndotjes së ajrit të lidhur me transportin në qytetet bregdetare deri në vitin 2030, mbi nivelet e cilësisë së ajrit në portet dhe aeroportet kryesore europiane.
“Monitorimi i cilësisë së ajrit në dhe përreth porteve, aeroporteve dhe qyteteve të afërta do të bëhet më i rëndësishëm në dekadat e ardhshme. Kjo do të ndihmojë në vlerësimin e rolit të emetimeve nga transporti detar dhe aviacioni, si dhe të gjitha aktivitetet e lidhura me të”,-thekson agjencia.
Sipas analizës, Amsterdami dhe Antëerpi kanë përqendrimet më të larta të NO2, të ndjekura nga Algeciras, Barcelona, ??Stokholmi, Hamburgu dhe Napoli.
