Last Updated on 08/05/2026 by EL
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur, shkruan.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ET
