Last Updated on 20/07/2026 by EL
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Gramshit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e shpejtësis së lartë mjeti është rrokullisur disa herë, duke përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një person tjetër që ndodhej në automjet, të cilët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Deri më tani ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhen e plotë të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet kryesore të aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë./et
