Last Updated on 20/07/2026 by EL
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë në raport me javën e kaluar.
Monedha europiane edhe këtë javë nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës duke mos pasur ndryshime të ndjeshme nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 93.1 lekë dhe është shitur me 93.9 lekë. Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të lehtë të vlerës në raport me një javë më parë pasi sipas kursit të këmbimit lokal është blerë këtë mëngjes me 100.5 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë.
Paundi britanik gjithashtu është forcuar këtë fillim jave duke pasur rritje të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë sot me 109.2 lekë dhe duke u shitur me 110.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me javën e shkuar./et
