Last Updated on 19/12/2025 by Monika
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Gjadrit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal.
Nga aksidenti raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e të plagosurve, pasi automjetet kishin pësuar dëmtime të shumta nga përplasja e fortë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor./mxh
