Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Konjat në Lushnjë. Në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja e fortë, një nga automjetet ka goditur barrierat anësore të rrugës. Si pasojë ka mbetur i bllokuar një nga drejtuesit, i cili është nxjerrë nga automjeti pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse.
Ai është dërguar në spital, ndërsa pritet një njoftim policie lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./mxh
