Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij./ Kb
