Të martën (30 dhjetor), në Itali u dha alarmi pas një aksidenti me teleferik në një mal në veriperëndim të vendit, i cili la katër persona të plagosur dhe kërkoi shpëtimin e 100 të tjerëve.
Aksidenti ndodhi kur dy kabina u përplasën në stacionin e sipërm dhe të poshtëm të teleferikut, i vendosur pranë qytetit Macugnaga në Piemonte, sipas zjarrfikësve italianë.
Tre pasagjerë në kabinën e sipërme u plagosën, së bashku me shoferin e teleferikut. Megjithatë, sipas mediave italiane, gjashtë persona kërkuan ndihmë mjekësore.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë së teleferikut Macugnaga Trasporti e Servizi, Filippo Besoggi, i tha agjencisë së lajmeve ANSA se një nga kabinat me sa duket nuk ngadalësoi siç pritej dhe goditi një pengesë në stacion.
“Për fat të mirë, nuk ka lëndime serioze; jeta e askujt nuk është në rrezik”, shtoi ai.
Duhet theksuar se, sipas raportimeve të mediave italiane, një grup prej rreth 100 personash, përfshirë fëmijë dhe turistë të huaj, u bllokuan në stacionin më të lartë të Monte Moros, në një lartësi prej afërsisht 2,800 metrash./e/t
