Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin 81 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 81-vjeçari. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ K.M
