Last Updated on 16/11/2026 by Monika
Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës.
Sipas raportimeve paraprake, një makinë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Ndërkohë, pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./mxh
