Last Updated on 16/11/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Bruksel, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit Presidentja e Parlamentit Europian shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt antarësimin në BE.
“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, është shprehur Metsola./mxh
