Last Updated on 02/08/2026 by EL
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik–Rrëshen, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Nga pamjet e publikuara, një prej automjeteve ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./et
