Last Updated on 20/08/2026 by Anisa
Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite në det, në zonën mes Rrjollit dhe Shëngjinit.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është nxjerrë nga uji dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit dhe mënyra se si ka ndodhur përplasja. Ndërkohë, pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me ngjarjen dhe identitetin e personave të përfshirë.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
