Last Updated on 14/05/2026 by Monika
Raportohet se një aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd, në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”
Sipas informacioneve një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të mitur.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit dhe më pas drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore./mxh
