Last Updated on 26/02/2026 by Anisa
Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në aksin Thumanë-Milot, ku një person që po qarkullonte me motor humbi jetën pas përplasjes me një kamion. Policia ka njoftuar se drejtuesi i kamionit, shtetasi me iniciale B.D., 35 vjeç, banues në Durrës, është vënë në pranga.
35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen”. Hetimet e policisë dhe Prokurorisë janë duke vijuar për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe përgjegjësitë ligjore.
Ngjarja tronditi komunitetin lokal, ndërsa autoritetet bëjnë apel për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, për të shmangur tragjedi të tjera./A.D
