Last Updated on 03/11/2026 by Klara
Aksident hekurudhor në Spanjë ku u rapotua për 69 viktima duket se po zbardhet. Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi si pasojë e një përplasjeje mes e dy trenave me shpejtësi të lartë të mërkurën e kaluar, rreth 150 kilometra në jug të Madridit.
Sipas ekipit të policisë dhe ekspertëve mjeko-ligjorë, gjithsej humbën jetën 54 shtetas spanjollë dhe 15 të huaj. Të huajt ishin katër shtetas amerikanë, dy australianë, dy japonezë dhe nga një nga secili prej vendeve të mëposhtme: Argjentinë, Francë, Kanada, Meksikë, Portugali, Republikën Çeke dhe Tunizi.
Treni që i përkiste kompanisë publike spanjolle Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni që i përkiste kompanisë private Iryo, i cili ndodhej në të njëjtat shina. Treni i dytë, një degë e grupit publik italian FS (Trenitalia), ishte detyruar të ndalonte për shkak të një defekti në sistemin e kontrollit të sinjalizimit.
Për arsye që mbeten të panjohura, qendra e kontrollit lejoi që treni Renfe të vazhdonte në të njëjtat shina ku ishte ndaluar treni tjetër. Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës hekurudhor në Spanjë në vitin 2026, pas atij në janar në Andaluzi (jug), kur humbën jetën 46 persona./k.m
