Udhëtimi i pesë të rinjve në Athinë i kthye në tragjedi pas një aksidenti të rëndë që u mori jetën 3 prej tyre. Aksidenti mësohet se u regjistrua rreth orës 02:00 të së enjtes, pasi automjeti i tyre u përplas me murin rrethues të një hoteli.
Përplasja e fortë solli dëmtimin e rëndë të tyre e cila rezultoi me vdekjene e tre të rinjvë shqiptarë. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë e tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Mediat greke theksojnë se shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia e lartë duke bërë gara ku më pas shoferi ka humbur kontrollin e mjetit e duke u përplasur me murin.
Një banor përshkroi momentet dramatike që pasuan përplasjen e dhunshme.
“Rreth orës 02:00 dëgjuam një zhurmë shurdhuese. Dola në ballkon dhe kishte vetëm tym, pluhur. Në një moment motori i makinës po merrte flakë. Ishte shkëputur nga automjeti”, tha ai.
Banori shtoi se pak më vonë pa makinën dhe dy persona të shtrirë në rrugë. Përplasja ishte aq e fortë sa disa nga personat që ndodheshin në mjet u hodhën në rrugë. Për këtë arsye, oficerët e Policisë Rrugore ndaluan përkohësisht trafikun në mënyrë që ekipet e shpëtimit të EKAB të përpiqeshin të nxirrnin të lënduarit.
Fillimisht, informacioni fliste për pesë persona të plagosur rëndë. Megjithatë, pas transferimit të tyre në Spitalin Asklepieion në Voula, u përcaktua se tre nga pasagjerët kishin humbur jetën. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një person tjetër.
Dy të mbijetuarit janë 18 vjeç. Njëri prej tyre i ka shpëtuar rrezikut për jetën, ndërsa të dy janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës./k.m
