Last Updated on 29/10/2026 by Monika
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka shprehur pikëllimin e tij për aksidentin tragjik që përfshiu një helikopter ushtarak italian, të angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë.
Përmes një mesazhi, Nufi ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe solidaritetin me të lënduarit nga aksidenti.
Në reagimin e tij, ministri thekson se Shqipëria qëndron pranë Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura në këtë moment të vështirë, duke nënvizuar lidhjet e miqësisë dhe solidaritetit mes dy vendeve.
“Shqipëria qëndron krah Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në solidaritet të sinqertë dhe miqësi të thellë”, thuhet në mesazhin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi./mxh
