Last Updated on 30/06/2026 by EL
Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën Tiranë–Durrës, bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar.
Sipas Vatocit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve raportohet edhe një fëmijë, i cili ndodhet gjithashtu në gjendje të rënduar.
“Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë”, u shpreh Vatoci. /ET
