Last Updated on 27/06/2026 by Anisa
Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit, i vënë javët e fundit nën lupën e verifikimeve me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
Kontrollet janë kryer në katin e 3-të, sektori 1, pas një konflikti verbal që një i burgosur kishte me shokun e qelisë.
Gjatë kontrollit në dhomë u gjet një telefon i-Phone i zi dhe karikuesi i tij. Dyshohet se aparati i përket të dënuarit Elton Meta./ad
