Sigurimi dhe operimi i trenave të pasagjerëve në linjën Tiranë – Durrës – Rinas do të bëhet nga një operator privat, teksa Hekurudha Shqiptare ka shpallur procedurën paraprake për identifikimin e kompanive të mundshme që mund ta ofrojnë këtë shërbim.
Kreu i Hekurudha Shqiptare, Ergys Verdho bën me dije disa nga detajet e thirrjes për shprehje interesi drejtuar kompanive dhe konsorciumeve ndërkombëtare me eksperiencë në operimin e transportit hekurudhor.
Verdho ndan edhe disa detaje nga operimi i linjës, sipas studimit paraprak të zhvilluar.
Këto të dhëna mund të ndryshojnë, në bazë të rekomandimeve që do të jepen nga operatorët privatë në sesionet që do të organizohen në fund të muajit korrik.
Kompanitë e interesuara kanë afat deri më 26 korrik 2026 për të paraqitur shprehjen e interesit, ndërsa tenderi për përzgjedhjen e operatorit pritet të hapet në tremujorin e katërt të këtij viti. Nisja e shërbimit të parë të transportit hekurudhor të pasagjerëve, në linjën e rehabilituar parashikohet në fund të vitit 2027.
