Këtë të hënë Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë.
Në terren kanë qenë vetë drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe shefi i Komisariatit Nr. 2 Ermal Kenaci.
Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik.
Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja e sigurisë rrugore./ K.M
