Apple do të përfshijë më shumë mjete të palëve të treta për Inteligjencën Artificiale në sistemet e saj.
Në një intervistë me CNBC, Tim Cook tha: “Qëllimi ynë është të integrohemi me më shumë njerëz me kohën.” Apple tashmë ka ndërthurur ChatGPT te Siri dhe thuhet se Google Gemini do të përfshihet gjithashtu, ndërsa përflitet një bashkëpunim me Anthropic dhe Perplexity.
Cook shtoi se Apple është rrugës për të prezantuar vitin e ardhshëm Siri të përmirësuar me IA. Apple “po përparon mirë”, vijoi ai duke theksuar se bashkëpunimet me IA janë ende një opsion.
Në tremujorin e katërt të fitimeve, rezulton që Apple siguroi 102.5 miliardë dollarë gjatë muajve të fundit, një rritje prej 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Së fundmi, vlera e kompanisë arriti në 4 trilionë dollarë dhe vlen po aq sa Microsoft. Nvidia i ka lënë pas të gjitha kompanitë duke arritur në 5 trilionë dollarë./ K.M
