Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar kontrollet prej disa muajsh për kompanitë e shitjes dhe tregtimit të mishit.
Kontrolle janë kryer në Kukës, Fier, Lushnjë, Kavajë dhe Tiranë. Rezulton se këto kompani kanë kryer evazion fiskal, fshehje të ardhurash në shuma të mëdha duke bërë dhe deklarime fiktive financash.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve thanë se evazioni bëhet me diferencën që vjen pas futjes të gjësë të gjallë në doganë dhe deklarimeve që bëhen me shitjet.
Konkretisht gjëja e gjallë (lopë, dele, dhi etj.) që hyn në doganë nuk paguan TVSH ndërsa në shitje ka TVSH, dhe diferencat qëndrojnë tek sasitë e deklaruara.
Sasitë që hyjnë në dogana me sasinë e shitur krijojnë diferenca të mëdha. Po kryhen verifikime në bazë të sasisë së gjësë së gjallë që hyn në dogana dhe janë bërë përllogaritjet dhe me shitjet, pasi ka diferenca të mëdha dhe evazion miliona euro.
Faktit që Tatimet fshehin emrat e evazorëve theksoi se emrat e kompanive nuk publikohen nga Tatimet pasi nuk duan të krijojnë diferenca apo konkurrencë të pandershme në treg.
Tatime po hetojnë, një kompani është nxjerrë ditën e djeshme ku u njoftua se ishte evidentuar se kjo kompani kishte fshehur të ardhura në shumën 9.3 milionë euro. Në njoftimin e bërë ditën e djeshme nga Tatimet, u bë me dije se ishin zbuluar 4041 tonë nënprodukte të mishit.
Gjitashtu i njëjti burim theksoi se një kompani tjetër e tregtimit të mishit dhe salçiçeve është gjetur me diferencë 3.5 milionë euro dhe i është vendosur një gjobë prej 6 milionë euro. Çështja për këtë rast është dërguar në prokurori.
Prej disa muajsh hetimi tatimor ka filluar një punë intensive pikërisht në këtë sektor./KM
