Last Updated on 02/11/2026 by EL
Aktori i njohur Gazmend Paja i është drejtuar Prokurorisë dhe së Tiranës me një kallëzim penal ndaj Elton Tozajt.
Paja e akuzon këtë të fundit për përndjekje, shpifje dhe fyerje. Sipas aktorit, Tozaj e ka përmendur emrin e tij në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të pavërteta, si dhe e ka fyer me shprehje nënçmuese, të cilat cenojnë dinjitetin dhe figurën e tij publike.
“I akuzuari, shtetasi Elton Tozaj, në cilësinë e njeriut të showbizit dhe krijuesit të përmbajtjes në rrjetet sociale, ka publikuar video në platforma të ndryshme (TikTok dhe YouTube), në të cilat përmend emrin e viktimës akuzuese dhe i atribuon atij fakte e sjellje të pavërteta, si dhe përdor shprehje nënçmuese, duke cenuar rëndë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike e profesionale”, thuhet në padi.
/ET
