Last Updated on 02/11/2026 by Monika
Një gol në minutat shtesë i hoqi fitoren nga duart Dinamos në ndeshjen e javës së 10 të Superligës kundër Vorës. Këta të fundit realizuan të parët, ndërsa ‘nëndetësja’ fillimisht barazoi në pjesën e parë dhe më pas përmbysi në të dytën. Kur të gjithë po prisnin fitoren e të besuarve të Ilir Dajës, në minutën e 93, Vora barazoi dhe njëkohësisht vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2.
Këto shifra mërzitën së tepërmi Dinamon, që nuk arriti të rikthehej te fitorja. Kundër Vorës ishte barazimi i dytë radhazi që i dërgoi 7 pikë pas Egnatias kryesuese.
Trajneri Ilir Daja e ndoqi këtë sfidë nga tribuna, pasi më herët disiplina e dënoi me 6 ndeshje pezullim për shkak të përplasjeve me arbitrat në sfidën e mesjavës kundër Tiranës. Për t’u theksuar se pas ndalesës me Vorën te Dinamo askush nuk është paraqitur në intervistën pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se barazimi ka djegur shumë.
Në vitet e fundit përveç Egnatias Dinamo ka qenë pretendente për të fituar titullin kampion, por sezonin e fundit nuk ia doli, ndërsa në këtë aktualin rrozgozhinasit janë shkëputur ndjeshëm./mxh
