Kevin Spacey ka deklaruar se është i pastrehë dhe po jeton në hotele dhe Airbnb, ndërsa përballet me kosto të larta ligjore dhe papunësi pas akuzave për sjellje seksuale të pahijshme që e sollën në qendër të kritikave.
“Po jetoj në hotele, po jetoj në Airbnb… Literalisht nuk kam shtëpi,” tha aktori dy herë fitues i Oscar-it në një intervistë për The Telegraph. Ai shtoi se shtëpia e tij në Baltimore është shitur në ankand dhe situata financiare e tij ka qenë “nuk është shumë e mirë”. “Kostot gjatë këtyre shtatë viteve të fundit kanë qenë astronomike. Kam pasur shumë pak të ardhura dhe gjithçka ka shkuar jashtë (në shpenzime),” tha Spacey.
Që nga viti 2017, aktori i njohur për American Beauty dhe House of Cards është akuzuar për sjellje seksuale të pahijshme nga një numër i lartë meshkujsh, akuzat të cilat ai i ka mohuar. Në 2023, ai u shpall i pafajshëm në një rast në Londër, ndërsa në një proces civil të vitit 2022 kundër aktorit Anthony Rapp, Spacey nuk u gjykua përgjegjës për pretendimet e Rapp-it.
Pavarësisht sfidave ligjore, Spacey ka punuar në disa produksione të vogla dhe ka performuar në një shfaqje varieté në Qipro. Ai shpreson në një rikthim të madh në industrinë e filmit dhe është optimist se do ta arrijë. “Jemi në kontakt me disa njerëz jashtëzakonisht të fuqishëm që duan të më kthejnë në punë. Dhe kjo do të ndodhë në kohën e duhur,” tha ai.
Spacey theksoi se një telefonatë nga regjisorët e njohur mund ta ndryshojë gjithçka: “Do të isha jashtëzakonisht i nderuar dhe i kënaqur kur ai nivel talenti të ngritë telefonin. Nëse Martin Scorsese ose Quentin Tarantino i telefonojnë [menaxherit tim, Evan Lowenstein]nesër, mërgimi im do të ketë marrë fund.”
Aktori duket i vendosur për të vazhduar rrugën drejt rikthimit dhe pranon se industria mund të ketë nevojë për një “miratim” nga figura me autoritet për ta riintegruar atë në projekte më të mëdha.
