Last Updated on 20/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për ministren Diella, për të cilën thonë se përmes saj vjedh tenderët.
“Në një kohë të shkurtër ministrat jo njeri do të jenë një normalitet në botë. Ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë në proceset që lidhen me IA për t’i shërbyer më mirë publikut dhe të jemi më performues. Diskutojnë sot si do të vjedhë Diella. Se kur je hajdut aty të rri mendja si do të vjedhë ai tjetri atë që do të vjedhësh për vete kur të vijë rruga andej. U shkon mendja atyre që kanë vjedhur, vjedhin ose do të vidhnin në rast se do të vinte ndonjëri në vend të Diellës”, tha Rama./ e.t
