Lituania ka mbyllur aeroportin e Vilniusit, ndërsa avionët luftarakë të NATO-s janë ngritur në përgjigje të një avistimi të mundshëm të dronëve në hapësirën ajrore lituaneze, në Vilnius dhe zonat përreth, si dhe në rajonet e Trakait dhe Elektrenait.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Krizave dhe është raportuar nga mediat lituaneze.
Avionët luftarakë janë ngritur nga baza ajrore e Šiauliai, në veri të Lituanisë.
Ndërkohë, transmetuesi publik kombëtar lituanez ka raportuar se është shpallur alarm i verdhë./mxh
