Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka pasqyruar raportin e punës së strukturës së ai drejton për vitin 2024, duke evidentuar rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sipas kreut të SPAK, përgjatë vitit që lamë pas është rritur ndjeshëm kapaciteti hetimor i strukturës, me një trupe prej 20 prokurorësh. Një ndër zhvillimet më të rëndësishme ishte miratimi në nëntor të 2024, i udhëzimit për masat administrative dhe procedurat për hetimin pasuror e financiar, i cili zhvillohet paralelisht me hetimin penal.
Kjo sipas Dumanit solli dhe rezultate konkrete, ku përgjatë 2024 u sekuestruan pasuri me vlerë 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me vitin 2023. Këto pasuri përfshijnë prona të paluajtshme, llogari bankare dhe kriptovaluta.
“Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta”, tha Dumani.
Altin Dumani theksoi se trupa e SPAK ka përballuar një volum të konsiderueshëm pune, duke hetuar gjithsej 854 procedime penale gjatë vitit, shifër që përfaqëson një rritje krahasuar me një vit më parë.
Në fushën e korrupsionit janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ndërkohë, në fushën e luftës kundër terrorizmit janë regjistruar 9 çështje të reja, njëra prej të cilave është dërguar tashmë në gjykatë.
“Gjatë vitit 2024 SPAK ka pasur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.
Më lejon të paraqes dhe volumin e punës. E gjithë trupa ka përballuar këtë volum pune. Gjatë 2024 janë hetuar 854 procedime penale. Krahasuar me një vit më parë kemi pasur një rritje
Në fushën e korrupsionit gjatë 2024 janë proceduar 33 ish zyrtarë të lartë, prej të cilëve 19 të dërguar në gjykim dhe 10 të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit u regjistruan 9 ccëhstje të reja ku një u dërgua në gjykatë”, tha Dumani në Komisionin e Ligjeve. m.p.
