Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian hodhi poshtë kërkesën e Amazon për heqjen e statusit të saj si platformë që i nënshtrohet rregullave më të rrepta në kuadër të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA).
Sipas DSA-së, platformat shumë të mëdha, përfshirë rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit duhet të zbatojnë masa të forta për të kufizuar përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe të dëmshme. Gjykata vendosi se Amazon mbetet pjesë e këtij grupi dhe duhet të vazhdojë të respektojë detyrimet e shtuara të transparencës, moderimit të përmbajtjes dhe mbrojtjes së përdoruesve./ MXH
