• Dronë dhe raketa janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, në atë që është përshkruar si “sulmi më intensiv” që nga nisja e këtyre sulmeve.
• Emiratet e Bashkuara Arabe raportohet se kanë rihapur hapësirën e tyre ajrore, pasi e kishin mbyllur për shkak të kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani.
• Presidenti i Finlandës ka mbrojtur Keir Starmer në një intervistë për BBC, pasi Donald Trump tha se nuk ishte “i kënaqur” me kryeministrin britanik për deklaratat se Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihej në një “luftë më të gjerë” për Iranin.
• Trump ka përsëritur thirrjen e tij ndaj vendeve të tjera, veçanërisht aleatëve të NATO, për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se është i surprizuar që më shumë liderë botërorë nuk janë treguar të gatshëm të përfshihen në këtë rrugë kyçe të transportit të naftës.
• Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se kjo luftë “nuk është çështje për NATO-n”, ndërsa vetë aleanca ka thënë se “aleatët tashmë kanë rritur praninë për të garantuar siguri shtesë në Mesdhe”.
• Ndërkohë, liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar se një ofensivë e madhe tokësore izraelite në Liban do të kishte “pasoja shkatërruese humanitare”./kb
