Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të publikuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Siç theksohet përmes një postimi në rrjetet sociale, DASH po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”,-thuhet në njoftim./Mxh
