Last Updated on 02/10/2026 by EL
Teksa situata politike në vendin tonë nuk është aspak e qetë, pasi protestat janë futur në ditën e 127-të, Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e parë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të kontakteve të tij të para me drejtuesit e institucioneve shqiptare dhe me fokus zhvillimet e investimet në NATO.
Takimi u zhvillua në Kuvend, ndërsa Ambasada Amerikane i ka dhënë një vëmendje të veçantë këtij takimi, duke zbardhur edhe çështjet e diskutuara. Sipas Ambasadës, Ëendt theksoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë në NATO, ndërsa në fokus ishte edhe nxitja e investimeve për rritjen e mirëqenies së përbashkët.
Një tjetër pikë e diskutimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive. Në takimin e tij të parë me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, Ambasadori Eric Ëendt theksoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve në NATO, nxitjes së investimeve për mirëqenien e përbashkët dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruhej në postimin e Ambasadës së ShBA-ve.
