Last Updated on 15/10/2026 by Anisa
Gazetari Andi Bejtja sjell në vëmendje një thënie që i atribuohet Pablo Escobarit për fuqinë e një të riu të revoltuar, në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione, përplasje dhe akte shkatërrimi, ndërsa Edi Rama nuk ka dhënë dorëheqjen.
“Dhe vetë Eskobar në kulmin e tij, kur u pyet kë kishte frikë, tha: frikë kam vetëm një adoleshent të varfër të revoltuar që nuk ka përqafuar akoma ndonjë fe apo ideologji…”, shkruan Andi Bejtja.
Thënia e sjellë nga Bejtja rikthen në vëmendje fuqinë e pakënaqësisë rinore dhe rrezikun kur të rinjtë ndihen të përjashtuar dhe pa perspektivë. /ad
