Angelina Jolie është shfaqur në kopertinën e edicionit të parë francez të revistës Time, ku ka rrëfyer një kapitull të errët të jetës së saj.
Aktorja e njohur ka rrëfyer hapur për përvojën e saj emocionale gjatë xhirimeve të filmit më të ri, si dhe për betejën personale me shëndetin. Ajo u shpreh se xhirimet e filmit “Couture” kanë qenë të vështira, por njëkohësisht shëruese në aspektin emocional.
“Me sinqeritet, disa nga ditët më të vështira ishin edhe më të bukurat. Ditët kur në film zbuloj diagnozën time ishin shumë emocionale. Pastaj, gjatë gjithë ditës, flisnim për njerëzit që kemi humbur ose për gjërat që kemi kaluar. Përqafoheshim dhe e ndanim dhimbjen bashkë. Filmi flet pikërisht për këtë: që të gjithë kalojmë vështirësi, jemi të bashkuar në dhimbje, në humbje, dhe përpiqemi të gjejmë rrugën tonë duke i dhënë vetes dhe njëri-tjetrit mbështetje,” theksoi aktorja.
Jolie tha se mbante varësen e nënës së saj të ndjerë gjatë xhirimeve.
“Po, ishte. Mbaja në qafë gjerdanin e nënës sime. Isha ulur në karrige dhe ishte e pamundur të mos mendoja për gratë e familjes sime. Jam 50 vjeçe tani. Në këtë moshë, nëna dhe gjyshja ime ishin në kimioterapi. Të gjithë kemi frikëra dhe njerëz që i duam. Ose kjo na paralizon, ose na shtyn ta jetojmë jetën sa më plotësisht para se të mbarojë,” deklaroi aktorja.
Angelina Jolie është ylli i kopertinës së parë të Time France. ku ka folur hapur për shenjat e mastektomise parandaluese që kreu në vitin 2013, pasi mësoi se kishte një rrezik të lartë gjenetik për kancer të gjirit.
Në intervistë, Jolie tha se ndau historinë e saj për të qëndruar pranë grave të tjera që kanë kaluar të njëjtën rrugë dhe për të ndërgjegjësuar mbi shwndetin e gjirit.
Filmi “Couture”, u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Toronto dhe ndjek historinë e një regjisoreje amerikane që përballet me një diagnozë të rëndë shëndetësore, ndërsa ndodhet në mes të një divorci, gjatë Javës së Modës në Paris.
Angelina Jolie u shfaq gjithashtu në tapetin e kuq në Kanë, duke takuar fansa, media dhe ekipin e filmit, si dhe mori pjesë në galanë prestigjioze Chopard./mxh
